A Promise for Pleasure Qendra e Thirjeve| 09:00 - 20:00 | 038 551 850 / 044 551 850

Për ne

 

SHËRBIMET TONA

 

KUSH JEMI

Kemi selinë në Prishtinë (Kosovë)
Bërthama e ekipit kanë punuar së bashku që nga viti 2008
Profesionistë të lartë me përvojë
Marrëdhënie të kamotshme afariste
Të mësuar me ofrimin e shërbimeve

ÇFARË BËJMË

Vip Travel ofron një vistër të gjerë shërbimesh.
Kemi qasje të integruara afatshkurtra dhe afatmesme
Ne jo vetëm që gjejmë zgjidhje, ne edhe i jetësojmë ato.
Vip Travel ka punuar dhe vazhdon të punojë me klientë nga sektori privat dhe publik.
Kemi lidhur një varg kontratash për shërbime me korporata të mëdha private dhe publike por t’u ofruar atyre shërbime si bileta aeroplani, hotele dhe vetura me qira.  

VLERAT TONA BAZË

Vip Travel është formuar për të ofruar një nivel shërbimesh shumë më të avancuar se çfarë ka sot në dispozicion. Vizioni, misioni, qëllimi dhe objektivat e tij burojnë nga besimi dhe vlerat e themeluesve të tij.

Ndershmëria dhe integriteti

Ne besojmë se klientët tanë, ofruesit dhe shoqatat e shërbimeve meritojnë ndershmëri në të gjitha aspektet e biznesit tonë. Nevojat e klientëve tanë trajtohen në mënyrë të drejtë me një dëshirë të çiltër për t’u shërbyer klientëve.

Sinqeriteti dhe profesionalizmi

Vënia në letër e vizionit dhe misionit tonë nuk mjafton. Ne besojmë në kuptimin e fjalëve dhe dëshmojmë ato duke kryer afarizëm në mënyrë sa më profesionale.

Mirësjellja dhe hareja

Ne dëshirojmë që organizatat tona të jenë një vend i këndshëm ku kolegët punojnë. Kjo e bën më të lehtë trajtimin e klientit në mënyrë të sjellshme, me një buzëqeshje miqësore në fytyrat dhe zërat tanë.

Respekti

Ne i respektojmë klientët dhe kolegët tanë për pikëpamjet, mendimet dhe vlerat e tyre.

QASJA JONË

Ne bashkëpunojmë shumë ngushtë me klientët tanë.
Qasja jonë ndaj klientëve tanë është “Ne u shpiem në cak se kujdesemi për ju”

VIZIONI YNË

“Momente të paharrueshme përmes udhëtimeve” – Udhëtimi nuk ka të bëjë vetëm me aeroplanë, vetura me qira, hotele, etj. Udhëtimi më shumë ka të bëjë me kujtimet me të cilat ju do të ktheheni.
Përjetimi i destinacioneve të reja, vizita në familje, takimi me njerëz të panjohur, ribashkimi me miq të vjetër, të gjitha ngërthehen në udhëtim.

MISIONI YNË


Në Vip Travel, është mision yni të magjepsim udhëtarin me përvojë të paharrueshme udhëtimi. Ju keni një vistër të tërë të vendeve, qyteteve, pakove dhe aktiviteteve për të zgjedhur. Vip Travel është i modeluar kujdesshëm në mënyrë që të ofrojë informacione për udhëtimet dhe të bëjë planifikimin e udhëtimeve më të lehtë, më të sigurt dhe më të lirë.

Kujdesi ndaj klientëve është një nga prioritetet tona më të larta dhe ne jemi përherë në gjendje gatishmërie të kryejmë këtë detyrë në çdo kohë.   

Moti

Kurset e këmbimit